E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontakti me korrentin i rrezikon jetën të riut

Rryma elektrike rrezikon sërish jetë njerëzish në qytetin e Elbasanit. Sipas burimeve të policisë lokale, rreth orës 18:00 të së hënës, pas njoftimit në sallën operative, është dërguar nga familjarët e tij në spitalin kirurgjikal të Elbasanit 18-vjeçari Erand Veliu. Adoleshenti banues në lagjen "Shënkoll" të qytetit të Elbasanit është dërguar në spital me plagë të shumta në trup. Pas sinjalizimit, policia ka dërguar në vendngjarje një grup hetimor, i cili pasi kreu veprimet e para procedurale dhe mori deklarimet e prindërve të 18-vjeçarit, konstatoi se Veliu kishte qenë duke punuar në një banesë në lagjen "Skënderbej", kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Hetimet paraprake kanë nxjerrë si konkluzion se gjatë punës, duke tërhequr dhe sistemuar disa shufra hekuri, nga pakujdesia ka takuar në një kabllo elektrike. Mësohet se i riu ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›