E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me motor, plagosen rëndë dy të rinj

Një aksident automobilistik, për pak sa nuk ka marrë jetën e dy të rinjve nga Elbasani. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se rreth orës 22:00 të së hënës, në aksin rrugor Elbasan - Rrogozhinë, pranë kthesës së fshatit Gjocaj në Peqin, një automjet i paidentifikuar është përplasur me një motoçikletë tip LED, pa targa, ku si pasojë janë dëmtuar dy të rinj. Njëri prej të lënduarve, 19-vjeçari, Gledis Sinameta, banues në fshatin Pekisht, Komuna Shezë Peqin, ndodhet i shtruar në spitalin kirurgjikal të Elbasan në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa shoku i tij, 20-vjeçari Resmi Ferati, banues në fshatin Rrasë, në periferi të qytetit të Belshit, është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë për trajtim më të specializuar. Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e autorit që ka shkaktuar aksidentin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›