Hepatiti A, si të mbrohemi në ditët e nxehta
Stina e nxehtë që po afron shton riskun për shfaqjen e hepatitit A. Kjo për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare që janë më të theksuara gjatë stinës së verës.
AIDA MALAJ
Mënyra më e shpeshtë e transmetimit është nëpërmjet ujit të pijshëm, prandaj sëmundja merr lehtë përmasat e epidemisë. Në një intervistë për "Panorama", mjekja infeksioniste, Alma Hoxhaj, shpjegon se cilët janë faktorët e riskut dhe si mund të mbrohesh nga kjo sëmundje gjatë verës:
Doktoreshë, është e vërtetë që gjatë stinës së verës shtohet rreziku për shfaqjen e hepatitit A?
Hepatiti A është një infeksion viral sistemik që prek kryesisht mëlçinë, duke shkaktuar dëmtime inflamatore dhe shkaktohet nga virusi i hepatitit A. Grimca virale e ruan aftësinë infektuese në temperatura mbi 60 gradë për një kohë të gjatë në gjak, si dhe është mjaft rezistentë ndaj klorinimit. Në fakt ky lloj hepatiti mund të jetë i pranishëm gjatë gjithë vitit, por gjatë verës shtohet incidenca për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare etj., që janë shkaktarët e shfaqjes së kësaj sëmundjeje.
Si transmetohet infeksioni nga virusi i hepatit A?
I vetmi burim infeksioni është njeriu i sëmurë, i cili eliminon virusin në mjedisin e jashtëm me materialet fekale. Rruga kryesore e transmetimit është ajo fekalo-orale dhe favorizohet nga kushtet e këqija higjieno-sanitare. Përhapja kryhet kryesisht nëpërmjet ujit të infektuar nga fekalet, por edhe nga përdorimi i perimeve, zarzavateve që nuk i nënshtrohen përpunimit termik ose që nuk pastrohen mirë si dhe nga akulloret ose ushqimet e përgatitura me ujë të pazier ose me ujë të ndotur.
Si shfaqet sëmundja?
Sëmundja ka një periudhë inkubacioni 15-50 ditë, e cila është dhe periudha preikterike. Në këtë fazë karakteristikë e klinikës janë çrregullimet dispeptike si: pështjellim, mungesë oreksi, të vjella, dhimbje në hipokondrin e djathtë, të cilat mund të stimulojnë kolikën bilare dhe në këtë fazë është shumë e lehtë të ngatërrohet me sëmundje gastro-intestinale. Shenja kryesore në këtë fazë është edhe atralgjia (dhimbje e kyçeve dhe kockave), e cila ngatërrohet me artitin reumatizmal akut ose artritin reumatoid. Dhimbjet e kyçeve janë simetrike dhe zakonisht të artikulacioneve të vogla. Ndonjëherë mund të kemi edhe temperaturë 37.5-38.5 gradë celsius, e cila mund të shoqërohet me dhimbje koke, atralgji, diarre etj. Periudha ikterike është faza që pason. Gjatë kësaj periudhe kemi shfaqjen e ikterit, me sklera dhe lëkurë me intensitet të ndryshëm. Në këtë fazë kemi dekolorim të feçeve dhe urinë të errët etj.
Çfarë këshillash mund të jepni për parandalimin e këtij hepatiti gjatë stinës së verës?
Në vija të përgjithshme, këshillat janë ato që do të rekomandoheshin dhe gjatë gjithë vitit. Kështu që fillimisht, fakti që kjo është sëmundje që transmetohet me rrugë fekal-orale, përmirësimi i kushteve higjieno-sanitare është masa e parë parandaluese. Në kushtet e vendit tonë, është e domosdoshme zierja e ujit të pijshëm dhe përdorimi sa më pak i ushqimeve që shiten në rrugë ose në kushte higjieno-sanitare jo të rregullta. Po ashtu është e domosdoshme të tregohet kujdes në konsumimin e akulloreve gjatë stinës së verës, që mund të prodhohen apo ruhen në kushte jo të përshtatshme higjienike. Përdoret dhe imunoprofileksia aktive, vaksina kundër hepatit A që i nënshtrohen personat e rrezikuar ata që nuk kanë kaluar hepatitin A, që janë në zona endemike dhe që kanë pasur kontakt me të sëmurë me hepatit A.
Shenjat
• dobësi dhe këputje trupore;
• të përziera dhe të vjella;
• dhimbje barku në zonën e mëlçisë;
• temperaturë;
• diarre;
• feçe në ngjyrë të bardhë;
• urinë e errët;
• zverdhje e lëkurës
• dhimbje kyçesh etj