E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri fruta në ditë përmirësojnë shëndetin kardiovaskular

Një studim francez ka treguar se efektet dobiprurëse të lëngut të mollës dhe rrushit ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. 

 Kelly Decorde dhe kolegët e saj të Universitetit të Montpellierit kanë ushqyer disa brejtës me mollë, rrush, me lëngun e tyre ose vetëm me ujë, së bashku me një regjim ushqimor me përmbajtje të lartë kolesteroli që favorizon formimin e pllakëzave të yndyrnave në arterie. Brejtësit kanë konsumuar tre mollë ose tre bistak me rrush në ditë, ose një sasi të barabartë me 4 lëng të këtyre frutave në ditë; të dy tipat e frutave kishin të njëjtin sasi fenolesh, antioksidantë të rëndësishëm, ndërsa lëngu i rrushit kishte një sasi fenolesh më të lartë se 2.5 herë më tepër se lëngu i mollës. Në përfundim të eksperimentit ka rezultuar se kafshët e ushqyera me fruta apo lëng frutash, shfaqnin nivele më të ulëta të kolesterolit, një sasi më të pakët stresi oksidativ, akumulonin më pak dhjamë në aortë dhe shfaqnin një rritje më të lartë të oksigjenit në gjak. Rezultatet kanë qenë më të mira në rastin e lëngut të rrushit të zi dhe më pas të mollës. Në revistën e specializuar "Molecular Nutrition and Food Research", ky studim ka treguar qartë për impaktin e rëndësishëm që kanë frutat në shëndetin e njeriut dhe sidomos në atë të sistemit kardiovaskular. "Fenolet që përmbajnë këto ushqime kanë një veprim të drejtpërdrejtë mbi sistemin kardiovaskular, duke garantuar shëndetin e tij", kanë nënvizuar autorët e studimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›