270 mijë qytetarë më shumë kërkojnë ndihmë në poliklinika
Rezultatet e një përpjekje 6-vjeçare për të zhvilluar sistemin shëndetësor parësor në Shqipëri, u prezantuan përpara një audience prej 120 ekspertësh, punonjës shëndetësorë dhe zyrtarë të shëndetësisë të ardhur nga i gjithë vendi në një konferencë të mbajtur dje Tiranë. Tanimë, shqiptarët, nga të porsalindurit deri te të moshuarit, në zona të largëta apo qytete, kanë në dispozicion një paketë standardesh me shërbime shëndetësore cilësore. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, dhe ambasadori i SHBA-së, John L. Withers, përshëndetën pjesëmarrësit në konferencë.
Gjatë dekadës së fundit, USAID/Shqipëri ka asistuar në forcimin e përpjekjeve reformuese të qeverisë shqiptare për të konsoliduar një sistem shëndetësor parësor të integruar që t‘u përgjigjet si nevojave shëndetësore bazë të popullatës, ashtu edhe kërcënimeve në shkallë të gjerë të shëndetit publik, siç janë gripi pandemik apo HIV/AIDS.
Rreth 270 mijë persona më shumë kanë marrë shërbimin e qendrave shëndetësore, duke nisur që nga viti 2007, shifër kjo që përbën 1/3 e pacientëve, që vizitohen sot në qendrat shëndetësore në shkallë vendi. Implementimi i një sistemi të ri të indikatorëve në lidhje me shpërblimin e qendrës shëndetësore, me synim matjen e nivelit të cilësisë së shërbimit të ofruar nga qendra shëndetësore, ka gjithashtu në qendër pacientin", tha drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Sipas saj, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka realizuar një kontroll më të mirë të fondeve, duke lidhur alokimin e tyre me performancën e qendrave shëndetësore. Kështu, gjatë vitit 2009, është rritur mbledhja e fondeve nga qendrat shëndetësore për indikatorin e performancës, numri i vizitave, në masën 200 për qind krahasuar me fillimin e reformës, viti 2007. Ndërkohë, sipas Hanës, po t‘i referohemi bonusit, pagesa për cilësinë e shërbimit gjatë këtij viti është realizuar 48 për qind më shumë se në vitin 2008.