Vaksinimi, paketa e këshillave për virozat
Virozat e stinës, gripi i zakonshëm apo edhe gripi i derrave e kanë një mënyrë parandalimi. Madje jo vetëm një, por disa alternativa për ta mbajtur sistemin tonë imunitar të fortë dhe të përgatitur për të përballuar të gjitha ato sëmundje që qarkullojnë e do të fluturojnë deri në fund të muajit mars në vendin tonë. Në fakt, sipas epidemiologëve, deri në fund të muajit dhjetor do të kemi probleme me virozat e stinës, ndërkohë që në muajt janar, shkurt, mars parashikohet periudha e sezonit të gripit. Paketa e këshillave të mjekëve është e përbërë nga një kompleksitetet masash, por më kryesorja vaksinimi.
Kategoritë
Grupet kryesore që duhet të bëjnë vaksinën janë të sëmurët kronikë, ata që vuajnë nga diabeti, tensioni, sëmundjet e zemrës, astma. Po ashtu fëmijët, gratë shtatzëna, personat me imunitet të dobët duhet të marrin vaksinën. Veç tyre, paketa e këshillave që mjekët këshillojnë është evitimi i ambienteve me shumë njerëz, sidomos për ata të cilët udhëtojnë shpesh dhe gjenden në aeroporte në të gjithë botën. Eliminimi i ambienteve me shumë persona njëherësh ndihmon në mbajtjen në kontroll të gjendjes shëndetësore dhe rrezikut për t‘u prekur nga virozat në qarkullim. Për fëmijët që shkojnë në kopshte, çerdhe apo shkollë dhe u duhet të jenë në kontakt me shumë fëmijë të tjerë, prindërit duhet të kenë parasysh të krijojnë sa më pak kontakte të tjera me fëmijët e tjerë, apo të qëndrojnë në ambiente akoma dhe me më shumë njerëz. Kontakti me duart, përqafimet, puthjet duhet të jenë të kufizuara, ndërkohë marrja e një diete ushqimore të pasur me vitamina dhe proteina është një tjetër faktor tepër i rëndësishëm.
Ushqimet dhe mbrojtja
Vitamina C duhet të ketë përparësi në ditën ushqimore të secilit prej nesh. Agrumet, limoni, qitro, portokalli, majdanozi janë produkte me përmbajtje të lartë të vitaminës C. Veç tyre, shumë të rëndësishme për një sistem të fortë imunitar janë edhe përdorimi i shtesave ushqimore, vitaminave suplementare. Ato rrisin mbrojtjen e organizmit, duke e bërë më rezistent dhe më të përgatitur ndaj qarkullimit të virozave. Qetësimi dhe gjumi janë po aq të rëndësishme për shëndetin tonë. Sakaq, "qershia mbi tortë" në kësisoj rastesh mbetet gjithmonë vaksinimi.
Sipas mjekëve, duhet të jemi të sigurt për vendin ku blejmë vaksinën, nëse është ruajtur në kushtet e duhura, dhe më pas ta bëjmë atë në një qendër shëndetësore pranë farmacisë ku blemë produktin. Dy javë pas marrjes së saj nis prodhimi i antitrupave dhe pas një muaji mund të themi se organizmi ka kaluar kohën për të krijuar mbrojtjen e nevojshme.
Aktualisht janë shpërndarë në treg rreth 70-80 mijë doza vaksinash për gripin e zakonshëm. Sipas mjekëve, kjo vaksinë na mbron nga disa tipa virusesh që do të jenë në qarkullim, ndërkohë që jep edhe doza imunizimi edhe për gripin e derrave AH1N1.
Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se pas marrjes së vaksinës specifike për gripin e derrit nuk do të ketë tregtim të saj në farmacitë në vend. Do të jenë kategori specifike ato që do të merren me vaksinën.