28 Nëntori, Bashkia e Tiranës fton qytetarët në aktivitetet festive
TIRANE - Bashkia e Tiranës ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e festimeve dhe aktiviteteve që janë organizuar me rastin e 99-vjetorit të pavarësisë.
Zëdhënësja e Bashkisë, Anila Bisha bëri të ditur se më 28 Nëntor, Tirana do të jetë e mbushur me aktivitete të shumta ku të gjithë mund të gjejnë atë që duan.
“Në rrugën Murat Toptani, çelet panairi “Blej Shqip”, ku do të ekspozohen dhe tregtohen produkte shqiptare. Po ashtu, Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave përgjatë rrugës pedonale. Fëmijet do të jenë pjesë e rendesishme e festimeve për 28 Nëntorin. Në parkun Rinia, trupa e Cirkut do të shfaqë premierën “Thesaret e Cirkut”. Teatri Metropol, do të luajë një pjesë për vogëlushët në terren të hapur. Vogëlushët që prej kohësh ndjekin kurse artistike pranë qendrës TEN do të performojnë një kolazh këngësh, vallesh popullore, pjesë me violinë, kitarë etj” deklaroi Bisha, në një deklaratë për mediat.
Ndërkohë, mësohet se aktorët e Teatrit të Metropolit në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar, do të interpretojnë protagonistët e pavarësisë së Shqipërisë, si Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Murat Toptanin, Marigonë, dhe kushdo që ka dëshirë mund të bëjë një foto me ta.
Mësohet se atmosfera festive do të kulmojë me koncertin e madh në orën 18:00 në Sheshin “Nënë Tereza”, ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur shqiptarë.
(er.nu/BalkanWeb)