Greqi, Papandreu: Kam bërë gabime, kemi bërë gabime
ATHINE - Në një intervistë në revistën gjermane Spiegel, që do të publikohet nesër, ish-kryeministri grek Jorgos Papandreu pranon se në të kaluarën janë bërë gabime.
"Kam bërë gabime. Kemi bërë gabime. Kemi jetuar mbi mundësitë tona. Si anëtare e eurozonës, ishte e thjeshtë për Greqinë të merrte hua me interes të ulët, por paratë janë investuar gabim. Ushqyem një sistem të tillë, që nuk konkurronte në treg, por dy vitet e fundit kemi arritur shumë", tha Papandreu për Spiegel.
Kur u pyet si ndjehet kur udhëton në Evropë si “udhëheqës i përjetshëm", Papandreu u përgjigj: "Nuk e bëj për veten, por për vendin tim. Ne duhet të bindim miqtë tanë në Europë që nuk investojnë në Greqinë e vjetër, por në Greqinë e re të së ardhmes".
Papandreu tha se "Greqia është në rrugën e duhur, duke iu përmbajtur vazhdimisht angazhimeve përmes një programi shumë të fuqishëm për të adresuar deficitet buxhetore, riorganizimit të borxhit dhe reformimit të vendit".
"Ne kemi marrë masa shumë të vështira, masa të cilat kanë detyruar sakrifica të mëdha të popullit grek. Sigurisht, kjo do të thotë se ne do të zbatojmë vendimet e 26 tetorit dhe do të konfirmojmë se ne jemi një partner i fortë brenda zonës së euros”, tha Papandreu.
Ai përsëriti vendosmërinë e Greqisë “për të bërë çdo gjë që është e nevojshme me qëllim që të mbajë pozitën e saj në zonën e euros."