E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplas kamioni, vdes motoçiklisti

BULQIZË-Një aksident automobilistik i ka marrë jetën dje pasdite në Fushë-Bulqizë një motoçiklisti. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në orën 17:00, në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi. Drejtuesi i motorit Bashkim Snalla është përplasur me një kamion që transportonte material ndërtimi. Megjithëse policia rrugore ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, nuk ka zbardhur ende shkaqet e aksidentit. Fillimisht është ndaluar drejtuesi i kamionit dhe më pas kanë vijuar të gjitha veprimet hetimore për të kuptuar nëse drejtuesi i kamionit është shkaktari i aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e një qytetari. P.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›