28-Nëntori, Topi: Të përsosim modelin e shtetit
TIRANË- Presidenti i Republikës Bamir Topi celi në pallatin e Brigadave ceremoninë për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ku marrin pjesë kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Topi e cilësoi ditën e sotme si ditën e hyrjes në një vit jubilar që është ai i 100-vjetorit të shtetit shqiptar, duke e cilësuar atë si ngjarjen më të madhe të shtetit. Presidenti apeloi të ndreqen gabimet e së kaluarës dhe të përsoset modeli shtetëror. Topi vlerësoi gjithashtu nisjen e dialogut politik.
"Gjatë këtij viti kemi shënuar progres. Politika i është kthyer tryezës së dialogut, për t’i dhëenë qytetarëve standardet e integrimit. Sot nisim festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë, të bëjmë një bilanc politk, të mësojmë nga gabimet e së kaluarës ”, tha Topi.
Presidenti Topi, tha se sot është bërë realitet ëndrra evropiane e shqiptarëve, e cila sipas tij do të finalizohet me marrjen e statusit kandidat për në BE.
“Shqipëria një vend i bekuar nga zoti, me potenciale të mëdha, lidhje të forta me trashëgiminë europiane dhe aspirata të qarta. Atdheu i Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës nuk mund të kishte vizion tjetë vetëm atij të bashkimit me Europën”, tha Topi.
Kreu i shtetit gjeti rastin të uronte shqiptarët kudo që ndodhen, për këtë festë të shënuar. “Përshëndes dhe uroj përzemërisisht të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Europë e botë”.
(ma.ar/BalkanWeb)