Tadic: Të qetësohet situata në veri, të ndalohen ekstremistët
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka kërkuar sot ndërprerje të menjëhershme të konfliktit ndërmjet pjestarëve të KFOR-it dhe qytetarëve serbë në fshatin Jagnjenicë. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë.
“I ftoj zyrtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe përfaqësuesit politikë të serbëve, në qetësimin momental të situatës dhe sigurinë e plotë të lirisë së lëvizjes, vetëm nëpërmjet dialogut dhe pa përdorim të dhunës”, tha Tadic dhe shtoi se “jetët e qytetarëve tanë dhe të pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare duhet gjithsesi të ruhen”.
Sic njofton Presidenca e Serbisë, Tadic ka theksuar se “KFOR-i dhe EULEX-i, me akte ndërkombëtare, janë të obliguar që me aksionet e tyre të kontribuojnë në qetësimin e situatës”. Në këtë kuadër, sipas tij, “liderët politikë të serbëve duhet t’i pengojnë ekstremistët, që e sjellin në pikëpyetje sigurinë personale të bashkëqytetarëve dhe të dërguarve ndërkombëtarë në Kosovë”.
Tadic ka theksuar se vetëm “paqja, dialogu dhe zgjidhja e problemeve, janë dalje nga kjo dhe secila situatë e krizës”.
(ma.ar/BalkanWeb)