Berisha çel vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë
TIRANE - Kryeministri Berisha shpalli sot gjatë koncertit “Flaka e Jubileut” në Teatrin e Operas dhe Baletit çeljen e vitit të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se “Shqipëria hyn në 100-vjetorin e saj më e re, më e bukur se kurrë në historinë e saj. Shqiptarët kudo që janë, janë të lirë, po ndërtojnë të ardhmen e tyre në liri ndaj dhe le të urojmë së bashku një vit të madh të mbarë. Viti i 100-vjetorit para së gjithash është një vit i mirënjohjes së thellë për qindra mijëra gra dhe burra vajza e djem, që flijuan jetën dhe lirinë e tyre që Shqipëria të mbetet përjetë e lirë”.
Kryeministri nënvizoi se viti i 100-vjetorit të Pavarësisë është viti i vizionit të ri, ku Shqipëria dhe shqiptarët do projektojnë ëndrrën e re.
(er.nu/BalkanWeb)