E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX: Dënim absolut dhunës kundër KFOR-it

PRISHTINE - Misioni për sundim të ligjit dhe drejtësi i Bashkimit EUropian në Kosovë, EULEX dënoi sulmin kundër pjesëtarëve të KFOR-it, në pjesën veriore të Kosovës.

“EULEX-i absolutisht e dënon dhunën e këtij lloji kundër KFOR-it ose kundër secilit institucion ndërkombëtar. KFOR-i dhe EULEX-i janë në pjesën veriore të Kosovës për t’u përpjekur për përmirësimin dhe për ngritjen e sundimit të ligjit dhe kjo dhunë është e dënueshme dhe mendimet tona qartazi janë me dy ushtarët e KFOR-it, që ishin lënduar këtë mëngjes”, i tha agjencisë Reuters, zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hauton.

Sot dy ushtarë KFOR-it janë plagosur me armë zjarri nga protestuesit serbë, pas largimit të një barridake në fshatin Jagnjenicë në pjesën veriore të Kosovës.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›