E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpërthen bombola e gazit në një hotel

TIRANË- Shpërthen një bombol gazi në një hotel në Sauk. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 19:00, por raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Drejtori i zjarrfikëseve Dilaver Laçi, sqaron se bëhet fjalë për një zjarr të përmasave të vogla, i cili është vënë tashmë në kontrollin e zjarrfikësve.

Mësohet se pranë hotelit ku ndodhi shpërthimi, ishte edhe një karburant, por tashmë flakët janë vënë në kontroll dhe po punohet për fikjen e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›