E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista, 300 ish-të përndjekurit që përfitojnë dëmshpërblim

Miratohet nga qeveria lista me emrat e 300 ish-të përndjekurve që do të përfitojnë dëmshpërblim nga Ministria e Financave për vuajtjen e padrejtë të dënimit gjatë regjimit komunist. Me propozim të ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme miratoi dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital sipas listës, konkretisht të 300 personave. Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, në bazë të vendimit të qeverisë do të bëhet me këste nga Ministria e Financave, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar. Shuma e llogaritur transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë, të përzgjedhura, sipas nenit 33, të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar. Pas publikimit të listës, personat përfitues do të dorëzojnë në Ministrinë e Financave dokumentet përkatëse dhe numrin e llogarisë të hapur në një nga bankat e nivelit të dytë të përcaktuar nga kjo ministri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›