E Shtunë, 31 Tetor 2026

“3 mln euro për rajonet e stuhisë”



Presidenti francez, Nikolas Sarkozi ka premtuar një paketë ndihme me vlerë 3 milionë euro dje, për rajonet e goditura rëndë nga stuhia më e fuqishme që goditi Francën në dekadat e fundit, ndërsa numri i viktimave kaloi 50-at, 30 të tjerë janë të humbur, dhe u rrit zemërimi për dështimin e mureve detare në mbrojtjen e komuniteteve bregdetare. Presidenti francez që vizitoi dje zonën e goditur nga erërat me forcë uragani tha se “Kjo është një katastrofë kombëtare; një dramë humane me vdekje të tmerrshme”. Ai kërkoi nga Qeveria studimin e mënyrave më efektive për krijimin e mureve mbrojtës. Stuhia “Xynthia”, e cila nisi në Evropën Jugore javën e kaluar, ka regjistruar 62 viktima, kryesisht në Francë, por edhe në Gjermani, Spanjë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›