E Diel, 1 Nëntor 2026

Karaxhiç: “Kauza serbe, e drejtë”



Radovan Karaxhiç, ish-lideri i serbëve të Bosnjës, u paraqit dje pas shumë shtyrjesh në seancën e tij në Hagë, për t’u mbrojtur mbi akuzat për gjenocid, krime lufte dhe kundër njerëzimit. Në luftën e Bosnjës, 1992-95 u vranë 100.000 morti dhe u përzunë 2,2 milionë të tjerë. Karaxhiç është deklaruar i pafajshëm dhe ka zgjedhur të vetëmbrohet. “kauza e serbëve në luftën e Bosnjës ishte e drejtë dhe e shenjtë”, tha ai. Prokurori i Gjykatës së Hagës, Alan Tieger e akuzon atë se ka drejtuar pastrimin etnik të myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjës, nga Sarajeva në masakrën e Srebrenicës bashkë me presidentin e atëhershëm jugosllav, Sllobodan Millosheviç, për të jetësuar “Serbinë e Madhe”, duke bashkuar me Beogradin 60 për qind të territorit boshnjak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›