E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët protestojnë në Itali dhe Greqi



Emigrantët në Itali protestuan dje pasdite në rreth 60 qytete me qëllimin për të treguar se sa të rëndësishëm janë për jetën social-ekonomike të këtij vendit. Tullumbace të verdha, si ngjyra e zgjedhur e këtij manifestimi të madh u lëshuan njëkohësisht në Francë, Spanjë, Greqi dhe Itali. Sipas mediave italiane, për të ashtuquajturin “revolucioni i verdhë”, janë regjistruar në rrjetet sociale rreth 40 mijë vetë. Protesta në Itali u mbështet edhe nga sindikatat italiane. Zv/presidenti i Komisionit të Punës në Dhomën e Deputeteve, Xhuliano Kaxola u shpreh në favor të këtij manifestimi. “Më bindin mbi të gjitha motivet e protestës, se emigrantët janë të domosdoshëm me punën e tyre ne aktivitetet ekonomiko-sociale të Italisë”. Në Greqi lëvizja paqësore “24 orë pa ne”, në shenjë proteste dhe rezistence ndaj racizmit dhe izolimit të emigrantëve bëri thirrje që ata të mos shpenzojnë për një ditë asnjë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›