E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia dridhet, Pirlo mund të humbë Botërorin



Sikur të mos mjaftonte paraqitja e dobët e bërë në ndeshjen kundër Meksikës, e humbur me rezultatin 2-1, tani Italia është pushtuar nga ethet e frikës mbi gjendjen shëndetësore të Andrea Pirlos. Fantazisti italian ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në Botëror. Gjatë ndeshjes me Meksikën, Pirlo duhet të ketë pësuar një tërheqje të gradës së dytë në pulpën e këmbës së majtë dhe mesa duket dëmtimi duket të jetë shumë serioz. Lojtari i Milanit ka lënë dje grumbullimin italian dhe është kthyer në shtëpi, në Milano, ku do t’i nënshtrohet edhe rezonancës magnetike, e cila do të saktësojë rëndësinë e dëmtimit. Lipi dhe të tijtë shpresojnë që dëmtimi të mos jetë serioz, ose përndryshe, trajneri italian ka kohë deri më 13 qershor, për të zëvendësuar me një tjetër lojtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›