E Shtunë, 31 Tetor 2026

I preu rrugën, tenton ta shtypë me makinë

Një person ka përfunduar për ndjekje penale, pasi ka tentuar të shtypë me makinë një 36-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur dy net më parë në Tiranë, kur 36-vjeçari ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin dhe në atë kohë, një makinë i është afruar, duke tentuar ta shtypë me dashje. Burimet policore bënë të ditur se në lidhje me këtë ngjarje Komisariati Nr. 1 dërgoi për ndjekje penale në gjendje të lirë Fatmir R., 35 vjeç, banues në Sauk. Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00, në rrugën "Vëllezërit Kondi", kur ai po drejtonte mjetin "Golf" me targa të Tiranës dhe me dashje ka tentuar të përplasë Armando K., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›