3 vjet burg serbit që dogji flamurin shqiptar
09/03/2011 Dënimi në Milano
MILANO- Me 3 vjet e tre muaj burg është dënuar nga Gjykata e Xhenovas tifozi serb Ivan Bogdanov, i cili u bë i famshëm për rrëmujat e shkaktuara në ndeshjen Itali-Serbi të 12 tetorit, si edhe për djegien e flamurit shqiptar në sytë e gjithë botës. Ai dhe 3 tifozë të tjerë serbë u akuzuan për veprat: rezistencë të rëndë ndaj forcave të rendit dhe për dëmtime të rënda. Bogdanov pati mbuluar fytyrën me maskë në ndeshjen e 12 tetorit, por pak orë pasi pamjet e tmerrshme të dhunës së tifozëve serbë u transmetuan në të gjitha mediat e botës, ai u arrestua në bagazhin e një autobusi. Ivan Bogdanov, një tifoz ultras i ekipit të Beogradit Ylli i Kuq, kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar krimin, bashkë me 3 të pandehurit e tjerë.