E Hënë, 2 Nëntor 2026

Serbia do të lobojë kundë njohjeve të reja të Kosovës

Beograd -Diplomacia serbe me në krye Vuk Jeremiç po përgatiten që në fillim të vitit të ardhshëm, të lobojë kundër njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës. "Kemi informacione se në janar ose shkurt disa vende që janë përkrahëse të pavarësisë së Kosovës të fillojnë presione të tilla", ka thënë Jeremiç, sipas të cilin informacionet janë marrë nga ambasadat e Serbisë në mbarë botën. Edhe pse Kosovën, e kanë njohur mbi 50 shtetem, duket se Serbia nuk nuk ndalet në tentativën e saj kundër njohjeve të reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›