Shkonte me klientë me kravatë dhe u grabiste lekët
Autori i Lajmit: red.
Ka preferuar të kalojë disa orë me një prostitutë, por ka dalë disafish i humbur. Përveç shumës që i detyrohej për “punën”, një prostitutë i ka marrë klientit të saj dhe 1 milion lekë nga xhaketa. Humbja e parave duket se ka shtyrë një 44-vjeçar nga kryeqyteti, jo vetëm të denoncojë për paratë e vjedhura, por dhe për një prostitutë që punonte në një prej hoteleve të kryeqytetit. Menjëherë pas denoncimit policia ka vënë në pranga menaxheren e aktivitetit si dhe ka shpallur në kërkim prostitutën dhe tutorin e saj.
Shkonin me klientët në krevat, kundrejt pagesës, por më pas i vidhnin ata. Dy gra kishin ngritur këtë skemë të vjedhjes, por denoncimi i një prej klientëve të tyre i ka nxjerrë zbuluar.
Pas denoncimit të një të dëmtuari, Policia e Tiranës nisi hetimet, të cilat çuan në arrestimin e 44-vjeçares Fatmira Mediu, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e saj, që bënte rolin e prostitutës, si dhe një burrë që ishte bashkëpunëtori i tyre.
Sipas policisë, efektivët pranë Seksionit të posaçëm kundër Vjedhjeve të Tjera kryen arrestimin në flagrancë të Fatmira Mediut, 44 vjeçe, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë, me arsim 8 klasë, e padënuar.
Arrestimi
Arrestimi i 44-vjeçares është bërë pasi me dy ditë më parë, në bashkëpunim me një grua tjetër, kanë konsumuar veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim duke i vjedhur 44-vjeçarit GJ. P, shumën prej 100 mijë lekësh. Gjithashtu, Mediu në bashkëpunim me një tjetër qytetar për të cilin po punohet për kapjen e tij, kanë shfrytëzuar një vajzë, si prostitutë. Policia tha se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të “vjedhjes në bashkëpunim” dhe “shfrytëzim për prostitucion”.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009