E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncohet zhdukja prej një jave e 9-vjeçarit

Autori i Lajmit: red.
Një djalë 9-vjeçar rezulton i humbur që prej një jave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dardhaz të komunës Fan në rrethin e Mirditës. Lajmi është bërë i ditur nga prindërit e vogëlushit të cilët kanë bërë dje denoncimin në polici. Sipas burimeve nga policia, mësohet se fëmija është nisur për të ruajtur bagëtitë në mal, ashtu siç bënte çdo ditë, por nuk është kthyer në shtëpi prej një jave. Ndërkohë, prindërit e 9-vjeçarit kanë bërë të ditur se djali është shurdhmemec dhe dyshohet të ketë humbur në zonën e quajtur Bjeshkët e Xhuxhës. Policia ka filluar menjëherë kërkimet për gjetjen e vogëlushit. Fotoja dhe të dhënat e tij janë shpërndarë në të gjithë komisariatet dhe pikat e kalimit kufitar për të mos lejuar daljen e tij jashtë territorit të vendit.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›