Sherr mes dy burrave në Durrës, plagoset 60-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Grinden për motive të dobëta, mbetet i plagosur 60-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit të Durrësit, ku është plagosur me thikë Mehmet Hoxha, 63 vjeç. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit, bënë të ditur dje se autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Muhamet Kokomani, 40 vjeç, lindur dhe banues në lagjen 18, në Durrës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta mes dy personave. Ata ishin zënë në fillim mes tyre dhe më pas 40-vjeçari ka qëlluar me thikë ndaj Hoxhës. Policia tha se i dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal të qytetit ku po merr ndihmën mjekësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Durrësit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009