E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrin peng shokun, shtatë në pranga

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Pengmarrje në Tiranë. Shtatë të rinj, mes tyre një efektiv i komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës, janë vënë në pranga pasi kanë marrë peng 18-vjeçarin K.K., pas një grindjeje për motive të dobëta. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se efektivët e sektorit të krimeve kundër jetës, në bashkëpunim me seksionin e SHKB dhe shërbimet policore të Komisariatit të Policisë numër 1, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme kryen arrestimin në flagrancë të shtatë personave të dyshuar. Tashmë pritet dëshmia e tyre dhe e pengut për të zbardhur rrethanat e plota të ngjajres së rëndë.
Arrestimi
Janë vënë në pranga nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “kanosjes”, Robert Luzi, 22 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë numër 4, Armando Disha, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Ernaldo Matraxhi, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Klodian Çakmashi, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, F. T, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, E. Q, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe A. D, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se arrestimi i tyre u krye pasi gjatë mesditës së djeshme në fshatin Petrelë, pas një grindjeje për motive të dobëta midis adoleshentëve F. T dhe K. K, 18 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Petrelë Tiranë, të arrestuarit kanë marrë forcërisht të riun K. K, duke e detyruar të hipte në automjetin tip “Land Rover”, në pronësi të shtetasit H. Q, në përdorim nga adoleshenti E. Q".
Hetimet
Policia ka ka nisur hetimet në lidhje me të dyshuarit dhe lirimin e pengut menjëherë pasi janë sinjalizuar për ngjarjen. Shërbimet policore të Komisariatit nr.1, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të posaçëm kundër Krimeve Ndaj Jetës dhe Shëndetit, në një kohë të shkurtër, arritën të bëjnë bllokimin e automjetit dhe autorëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Land Rover” me targa TR 3060 M.
Burimet nga policia pohuan se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “kanosjes”.

Të arrestuarit
1. Robert Luzi, 22 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë numër 4,
2. Armando Disha, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
3. Ernaldo Matraxhi, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
4. Klodian Çakmashi, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
5. F. T, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
6. E. Q, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
7. A. D, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 06/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›