30 familje kërkojnë privatizimin e godinës së tyre
06/06/2005 Familjet e përndjekura të strehuara në godinën e ish
konviktit të shkollës së mesme industriale në lagjen
“Kastriot” të qytetit të Fierit, kërkojnë prej vitesh
privatizimin e apartamenteve ku banojnë.Për më tepër
se 10 vjet, nuk kanë rreshtur përpjekjet e tyre në
pushtetin vendor, deri në instancat më të larta, por
deri më sot, veç premtimeve, nuk ka ndodhur ajo që
pritej. Shqetësimi i familjeve të përndjekura, nuk
qëndron vetëm në privatizimin e apartamenteve të
vogla, ku ata banojnë, por edhe në gjendjen e vështirë
ku ndodhen ambjentet e saj. Duke qënë në pritje të
privatizimit, por edhe të një dokumenti të munguar
për të, kjo gjë nuk lejon asnjë lloj investimi nga
ana e banorëve. Kreu i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo,
ka premtuar sot sërish, se kjo gjendje shumë shpejt do
të marrë fund, jo vetëm për të garantuar një
privatizim të banesave, ku ata sot jetojnë, por edhe
rikonstruksion të godinës. ”Më e arsyeshme ka qënë
vendimi për të sistemuar këto familje në këtë
godinë-thotë kreu i bashksië, Zeqo, sesa vendimi që
këto familje duhet të dalin nga kjo godinë. Në këtë
kuptim, këto raporte janë peshuar edhe nga komisioni i
ngritur në Bashki, por edhe nga ekzekutivi, por unë u
siguroj banorëve se nuk do të dalin nga kjo godinë,
veçse, përpjekjet tona duhet të jenë më të mëdha, që
edhe ministria apo instancat më të larta, pra qeveria
shqiptare, të japë okej për privatizimin e këtij
objekti”.
Premtimet e kreut të Bashkisë së Fierit, lidhen me
përpjekjet e vazhdueshme për të zgjidhur këtë problem
që ka shkuar në instancat më të larta, deri në
kryeministri. Vetë banorët, shprehen se mund të mos dalin
nga kjo godinë siç premtoi kryebashkiaku, por
gjithsesi kjo godinë nuk është privatizuar që ata të
mund të bëjnë ndonjë ristrukturim. Edhe nëse na e
privatizojnë-thotë ata- ne jemi ndër familjet më të
varfra të qytetit, ndaj kërkojmë ndihmë nga Bashkia
edhe për ndryshimin e kushteve tona, pasi në këto
ambjente me banjo të përbashkëta për 30 familje, nuk
rri askush”.
Irena Mërtiri