LSI prezanton Pëllumb Xhufin
06/06/2005 Kryetrai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka prezantuar dje kandidatin për deputet të kësaj partie, në zonën elektorale numër 42, Pëllumb Xhufi, dhe kandidatin për zonën numër 35, Petrit Vasili. Gjatë takimit të zhvilluar me banorë të këtyre zonave, kreu i LSI-së është shprehur se, Tirana dhe zona e ish-bllokut, do të japin shëmbullin që LSI-ja do të jetë forca që do të fitojë zgjedhjet e 3 korrikut. Ndërkohë që, dy kandidatët, Xhufi dhe Vasili, të cilat kanë funksione kryesore në LSI, janë shprehur se do të jenë të gatshëm për të ndihmuar për zgjidhjen e halleve dhe shqetësimeve që kanë qytetarët e Tiranës. Sipas Xhufit, “zona ka një prezencë të madhe të biznesit të vogël, dhe unë jam shumë i ndjeshëm ndaj problematikës, kjo dhe pas kontakteve me biznesmenët e kësaj zone. Ata janë të lodhur dhe të cfilitur nga taksat e shumat që janë mbishtresëzuar. Taksa nga pushteti qendror, taksa nga pushteti vendor, të cilat paguhen dhe shpesh herë këto institucione, qoftë bashkia, qoftë shteti, nuk i përgjigjen me angazhimet që duhet të marrin. Ne i premtojmë biznesit kushte të një konkurence të ndershme, taksa, të drejat që do ti pagujanë të gjithë dhe jo në mënyrë selektive, siç ka ndodhur deri më tani. Gjithashtu, do të ketë ulje taksash në rast se realizohen kushtet financiare për një gjë të tillë”, tha zëvëndës kryetari i LSI-së.