Vetëm 50% e subjekteve të biznesit të madh, i regjistruar në Dhomën e Tregëtisë.
06/06/2005 Vetëm 50% e subjekteve tregëtare të biznesit që
ushtrojnë aktivitetin në qytetin e Fierit, rezultojnë
të regjistruara për këtë 4 mujor, në Dhomën e
Tregëtisë. Në rreth 400 subjekte juridikë, të
licensuar nga dega e Tatim-Taksave, vetëm 180 janë
anëtarësuar në zyrën e kësaj Dhome, duke e kthyer në
problem të vazhdueshëm aktivitetin normal të saj. Kjo
shifër me nivele ende të ulëta sipas drejtuesve të
Dhomës së Tregëtisë Fier, dhe si pasojë e hendekut që
krijon ligji aktual, që ia atribon Degës së
Tatim-Taksave dhe vjeljen e kontributeve të destinuara
për Dhomën e Tregëtisë. Sipas drejtuesit të Dhomës së
Tregëtisë, Shezai Çobo, anëtarët që paguajnë
rregullisht kontributet dhe që janë të interesuar në
funksionimin e saj, janë biznesi i madh, ku kryesisht
përfshihen ai juridik, prodhues, ndërtues, si dhe
shoqëritë aksionere. Ndërkohë, sekretari i Dhomës së
Tregëtisë për Fierin, Muço Muçaj, shpjegon se me
pajisjen me kartonin e anëtarësimit, lehtësitë janë të
dukshme për çdo biznesmen, duke filluar që nga dhënia
e vizes tregëtare për aktivitet eksportues, jashtë
kufijve shqiptare. Ndërkohë që çdo mall i importuar,
shoqërohet me çertifikatë të origjinës. Nga kjo dhomë
gjithashtu, afrohen mundësitë për prezantim në
panairet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke iu afruar
ndërkohë biznesmenëve mundësi përfaqësimi administrative në marrëdhënie me pushtetin vendor.
Irena Mërtiri