E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milo fushatë në zonën e Nanos

06/06/2005  Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka prezantuar kandidatët e partisë së tij, në zonat elektorale numër 99 dhe 100. Gjatë prezantimit të tyre, Milo i është drejtuar banorëve të këtyre zonave, se e majta shqiptare, është në gjendje të konsolidojë zhvillimin e arritur deri më tani. Sipas Milos, “këtu, do ta shikojë kthimin e fitores e majta, këtu do ti marrë votat e majta, tek njerëzit e thjeshtë, tek fukarenjtë, tek pensionistët, me të cilët spekullohet kaq shumë nëpër fushata elektorale. Do ti kërkojmë votat tek të papunët, tek të rinjtë që kërkojnë të ardhmen, tek invalidët dhe te të gjithë shtresat e tjera të shoqërisë, që ndihen të braktisura. Do të kërkojmë votat e të rinjve, të arsimtarëve dhe tek ata që shpresojnë tek një e ardhme më e mirë”. Kreu i PDS-së, është shprehur se, për të gjithë këto shtresa të shoqërisë, e mjata ka programe zhvillimi të veçanta, duke i hapur rrugë kështu integritetit të vendit në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›