E Hënë, 2 Nëntor 2026

PDR prezanton 100 kandidatët

06/06/2005  Berisha bën thirrje që elektorati demokrat të votojë në proporcional reformatorët

Partia Demokrate e Reformuar ka prezantuar dje 100 kandidatët e saj që do të garojnë në listën e proporcionalit në zgjedhjet e 3 korrikut. Takimin e përshëndeti edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali berisha i cili i bëri thirrje elektoratit që votat e proporcionalit ti adresojnë për PDR-në dhe partoitë e tjera e tjera aleate „Unë dua t`ju përshëndes të gjitheve, dhe t`ju siguroj në të njëjtën kohë se ky është koalicioni më i gjerë, më i shkelqyer opozitar, koalicioni që në 4 korrik do të jete maxhorancë e ardhshme në vend“ tha Berisha Gjatë fjalës së tij kryetari i PDR-së Genc Pollo tha se nxjerrja në opozitë e qeveritarëve të sotëm është favori më i madh që mund t’i bëhet maxhorancës „Ne duam të ndihmojmë sipërmarrjen e lirë në vend, veçanërisht bizneset e vogla dhe të mesme, në duam të ngremë shkollat në nivelet e sfidave te shekullit XXI dhe këtu ka tmerrësisht shumë për të bërë, ne duam të refomojmë shëndetësinë, sektorin realisht më të prapamentur , ne duam qe fermeri Shqipëtar , i sigurtë në pronën e tij, të përkrahet me kredi, të ketë kanale kundrejt përmbytjes dhe thatësirës, ne duam që Shqipëria të zhvillohet e tëra dhe jo që pasuria të grumbullohet në një arela 100 km i gjatë e 45 km i gjerë. Socialistët nga ana e tyre pa ditur se cfare arritjesh të demonstrojnë, pa guxuar të quajnë të tyret ato që jane meritë e vetë shoqerisë, me një barrë të rënde mëkatesh ata janë të gozhduar, me Maliqin e Madh ne krye, tek e shkuara e afërt dhe e largët. Nxjerrja në opozitë është favori më i madh që mund tu bëhet atyre! Do të doja të siguroja aleatët se ne mbështesim dhe do të mbështetemi lualajisht këtë partneritet të domosdoshëm në rrugën jo të lehtë të qeverisjes se nesërme dhe përballë sfidave qe na presin“ tha Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›