BE shpenzon më shumë për lopët, sesa shpenzohet në Shqipëri për njerëzit
06/06/2005 PD prezanton kandidatët e Fierit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe aleatët e koalicionit opozitar, kanë hapur dje në Fier, fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, sot 3 të 4 e shqiptarëve kërkojnë ndryshimin. “Po afron akti historik i shkëputjes nga sistemi i bazuar deri tani në vjedhjen e 2/3 të taksave të shqiptarëve, në abuzimin e pasurive të tyre, sistemit që ka ngrirë ëndrrën evropiane. Sipas statistikave, 60 % e shqiptarëve jetojnë në varfëri ekstreme dhe çdo shqiptar merr 1-2 dollarë në ditë, në një kohë kur lopët e vendeve të BE marrin 2.5 euro për kokë, për një ushqim mbi baza shkencore“, tha Berisha. Duke e krahasuar veten me kryeministrin Nano, kreu demokrat tha se kryetari i PS-së, nuk mund t’i shohë më shqiptarët në sy, sepse për 8 vjet me radhë nuk ka bërë gjë tjetër, vetëm se ka abuzuar me taksat e tyre. “Para 3 vjetësh, ky njeri deklaroi një të ardhur familjare në një shumë qesharake, ndërsa sot ka autobusa dhe helikopterë të blerë nga gjaku dhe djersa juaj, nga rryshfeti dhe korrupsioni. Ndërsa unë e shoh çdo person në sy dhe drejt, dhe gjithë jetën kam parë drejt në sy“. I.Mërtiri