E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 mln USD për kampionen e Botës

 

FIFA do të shpërblejë me 30 milionë dollarë fituesin e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut vitin e ardhshëm. Qeveria e futbollit botëror do të shpërndajë 420 milionë dollarë për 32 ekipet finaliste në Kupën e Botës 2010. Kampionia merr 30 milion dollarë, ekipi finalist humbës 24 milionë dollarë. Vendi i tretë po 24 milionë dollarë dhe ai i katërt 20 milionë dollarë. Lajmin e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke. Në raport me Kampionatin Botëror të vitit 2006 të zhvilluar në Gjermani shuma është 60 për qind më e lartë. Në atë kampionat u shpërndanë në total 261 milionë dollarë. Ndërkohë sot do të zbardhen edhe grupet e botërorit në shortin që do të hidhet në Cape Town të Afrikës së Jugut. Surpriza e këtij shorteu është Franca e cila, ndonëse nuk pranohet nga drejtuesit e FIFA-s është pozicionuar në vazon e katërt dhe jo në të parën, koka grupi sikundër duhej të ishte në bazë të renditjes së përgjithshme të FIFA-s për muajin dhjetor (Franca renditej e 7-ta).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›