Sot në TIFF, në garë 9 filma shqiptarë
Programi i ditës së sotshme në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, TIFF nis në orën 12.30. Në seksionin e filmave me metrazh të shkurtër do të shfaqen 9 prodhime filmime nga Rusia, Spanja, Holanda, Kroacia, etj. Në orën 15.00 do të shfaqen 9 filma, në garë për trofeun e filmit shqiptar më të mirë. Në garë për filmin e gjatë artistik më të mirë janë “Mock u pon mu” i Craig Baldwin dhe “Akadimia Platonos”. Ndërkohë në Kinema “Imperial” do të shfaqen në seksionin special “Savage innocents” i Nicholas Ray dhe “Lanscape in the Mist” i Theo Angelopoulos. Po sot do të organizohen edhe 2 seminare. Njëri prej tyre trajton temën “Arti filmik: realiteti dhe spekullimi mbi funksionin”, ndërsa seminari tjetër “Kinemaja dhe turizmi: Një mundësi e re për zhvillim ekonomik”. Këto dy aktivitete zhvillohen në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.