E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kamioni”, dje premiera e filmit të animuar

 

Ngjarja zhvillohet midis së tashmes dhe të kaluarës së një njeriu pasionant. Janë kujtimet  ato që do të mbajnë gjallë ëndrrën, dëshirën dhe pasionin e tij që vazhdon ta përndjekë përtej realitetit. Me këtë subjekt filmi i animuar me metrazh të shkurtër “Kamioni” u shfaq dje premierë në sallën e teatrit kombëtar. Filmi konkurron në Tirana internacional film festival dhe është i dyti për regjisorin e ri Ilir Kaso. Filmi i parë i ka sjellë në duar çmimin “Diloma Speciale” në edicionin e vitit  2006 të  festivalit ndërkombëtar të filmit në Beograd. Ky vlerësim për eksperimentimin grafik në stilin e vizatimit dhe animacionit. Në një kohë kur fondet nga shteti për filmat e animuar  mungojnë, realizimi i tyre nga regjisorë shqiptarë  mbetet një ambicie jo e vogël.”Kamioni” pritet të përfaqësojë vendin tonë edhe kompeticione të tjera ndërkombëtare. Filmi është mbështetur financiarisht nga  “Qendra kombëtare Kinematografike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›