30 të grumbulluarit e Lipit, asnjë interist
Ashtu siç kishte parashikuar ditën e hënë, lista e zbardhur e trajnerit të Italisë, Marçelo Lipi, e përbërë nga 30 futbollistë, nuk përfshinte asnjë interist (Materaci, Santon apo Baloteli), por në të njëjtën kohë mungonte edhe emri i Françesko Totit. Gjithsesi, kjo listë nuk është ende përfundimtare, sepse ajo e 23 lojtarëve që do të udhëtojnë në Botëror do të konfirmohet më 18 maj. Ja lista e plotë e Italisë.
Portierë: Bufon, De Sanktis, Marketi, Sirigu.
Mbrojtës: Boketi, Bonuçi, Kanavaro, Kasani, Kielini, Krishito, Groso, Maxho, Zambrota.
Mesfushorë: Kamoranezi, Kandreva, Kosu, De Rosi, Gatuzo, Markizio, Montolivo, Palombo, Pepe, Pirlo.
Sulmues: Borrielo, Di Natale, Xhilardino, Iakuinta, Pacini, Kualiarela, Rossi.