Pato e Ronaldinjo mbeten jashtë Botërorit afrikan
Ky sezon ka qenë i pafat si për sulmuesin e Milanit, Aleksande Pato ashtu edhe për Ronaldinjon. Së fundmi të dy lojtarët janë informuar se nuk do jenë pjesë e kombëtares së Brazilit në botërorin afrikan. Pato nuk ka nguruar të shprehë menjehrë zhgënjimin e tij: “Shpresoja deri në fund se do isha pjesë e kombëtares”. Ndërkohë kjo është lista e plotë e lojtarëve që ka grumbulluar tekniku brazilian Karlos Dunga, në këtë listë emri i të vetmit milanist është ai i mbrojtësit Tiago Silva.
Portierë: Hulio Sezar, Doni, Gomez.
Mbrojtës: Maikon, Alvesh, Bastos, Xhilberto, Lusio, Juan, Luizao, Tiago Silva.
Mesfushorë: Melo, Xh.Silva, Hosuè, Kleberson, Kakà, Ramires, Elano, Baptista.
Sulmues: Fabiano, Robinjo, Nilmar, Grafite.