Fulham-Atletiko, finalja e UEFA
Skuadrat e Atletikos së Madridit dhe të Fulhamit janë zhvendosur në Hamburg të Gjermanisë, ku sonte do të luhet finalja e Europa League. Përballë do të jenë dy skuadra që e kanë merituar më shumë të jenë në këtë takim, pavarësisht se nuk janë nga emrat më të mëdha të futbollit europian. Atletiko e Madridit eliminoi në gjysmëfinale Liverpulin, falë një goli në fushë kundërshtare. Për specialistët, por edhe për bastexhinjtë, skuadra spanjolle është favorite për të fituar trofeun, por Fulhami është surpriza më e madhe e kompeticionit, duke eliminuar skuadra si Juventusi, Volfsburgu apo Hamburgu.