E Shtunë, 31 Tetor 2026

30-vjeçarja padit tutorin

Pogradec

Një pogradecare 30-vjeçare me banim në Itali ka denoncuar një bashkëqytetarin e saj se e ka shfrytëzuar si prostitutë. Zh.H., nga Pogradeci, ka ngritur akuza ndaj një 28-vjeçari nga Pogradeci, pasi sipas saj e kishte detyruar që të ushtronte prostitucion në rrethana rënduese për tetë muaj rresht në Torino të Italisë. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se i riu Gentian Syngjyllari është marrë në pyetje dhe më pas është çuar për ndjekje penale. Sipas të dhënave, 30-vjeçarja ka lindur një fëmijë me djalin të cilin e akuzon se e ka shfrytëzuar si prostitutë në vitin 2007. Për shkak se ende nuk është provuar akuza, hetimet ndaj Syngjyllarit po kryhen në gjendje të lirë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›