E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes nga vapa një i moshuar

Korçë

Vapa shënon viktimën e parë në Rrethin e Korçës. Një i moshuar nga qyteti i Korçës ka mbetur viktimë e vapës, ndërsa kishte shkuar të kryente ritet fetare në një kishë të fshatit Plasë të këtij rrethi. Epaminonda Pulia, 81 vjeç, nga qyteti i Korçës, ka vdekur si pasojë e tensionit arterial. Ai është gjetur i vdekur nga kalimtarë të rastit, që kanë sinjalizuar edhe policinë lokale, jo shumë larg nga kisha e fshatit. Nga ekspertimi mjeko-ligjor ka rezultuar se i moshuari ka gjetur vdekjen nga shkaqe natyrore. Edhe për shkak të moshës, por edhe sëmundjeve të tensionit dhe zemrës, i moshuari duket se nuk e ka përballuar dot të nxehtin, ndërsa ka qenë duke ecur më këmbë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›