E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvaret në shëtitore 50vjeçari i divorcuar

Durrës U gjet nga kalimtarët në pistën e re në det

Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës në një ambient tepër të frekuentuar nga qytetarët durrsakë, në shëtitoren bregdetare. Nuk dihen ende rrethanat që e kanë çuar një burrë të divorcuar drejt këtij akti të rëndë, që dyshohet të jetë vetëvrasje. Të afërm të tij i kanë dhënë fund anonimatit të kufomës që u gjet nga njerëz të rastësishëm në pistën e re të shëtitores bregdetare “Taulantia” në Durrës. Pas disa orësh nga gjetja e tij, të afërmit deklaruan se viktima është Shpëtim Agolli, 50 vjeç, me banim në Lagjen Nr.1 të Durrësit, aty ku ndodhi dhe ngjarja. Viktima ishte një i divorcuar dhe kishte dy fëmijë. Agolli u gjet i varur në një nga kolonat e pistës së re në shëtitoren bregdetare të Durrësit, mëngjesin e së martës. Trupi i tij pa jetë u vu re nga punëtorë dhe kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet policore. Nga këqyrja e kufomës rezultoi se ajo i përkiste një mashkulli rreth 50 vjeç, 178 cm i gjatë, me veshje tipike verore. Pesë orë më vonë kufoma u identifikua.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›