E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ditën e provimit maturanti

Sarandë

Një maturant nga Saranda është “vetëpërjashtuar” nga provimi i dytë i maturës shtetërore, pasi në orët e vona të së hënës është vënë në pranga nga policia e Sarandës. Shkak është bërë kapja duke kryer vjedhje karburanti nga automjetet e mbyllura buzë rrugës, në Lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar. Burimet policore thanë se është arrestuar në flagrancë Armando Veshi, 19-vjeç, teksa vidhte naftë nga një automjet i parkuar në rrugën e pestë të qytetit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›