Dy vrasjet e plagosja, të kryera nga Vuksani
Lazer Pal Vuksani figuronte në listat e të kërkuarve nga policia që prej 17 vjetësh. Në vitin 1993, Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër e kishte shpallur në kërkim për vrasje. Burimet zyrtare të policisë lokale sqarojnë se në datën 1 qershor të vitit 1993, Lazer Pal Vuksani ka vrarë shtetasin Gjek Vataj dhe ka plagosur një tjetër në fshatin Mali i Jushit. Por veprimet kriminale të 67-vjeçarit nuk u mbyllën me aq. Një vit më pas, në datën 4 prill të vitit 1994, ai ka vrarë shtetasin Lulash Nika dhe ka tentuar të vrasë dy të tjerë në fshatin Vilë ku jetonte. Pas një viti arratisjeje ai u arrestua në datën 7 korrik të vitit 1995 dhe Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e shpalli fajtor dhe e dënoi me 23 vjet burg për të dyja ngjarjet kriminale. Por gjatë trazirave të vitit 1997 Vuksani u arratis nga burgu dhe që prej 13 vitesh jetonte në arrati. Ai figuronte në listat e të shumëkërkuarve të Policisë së Shtetit dhe disa herë ishin organizuar operacione për kapjen e tij, por pa rezultat. Ai kishte kundërshtuar disa herë me armë uniformat blu dhe kishte arritur të largohej pa u prangosur. Ndërkohë dje u kërkua mbështetja e forcave speciale për të bërë të mundur ndalimin e tij.
#