E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 2010, Shqiptarët me regjister elektronik të adresave

Shqipëria brenda muajit Gusht 2010 do të ketë një sistem modern europian, elektronik të adresave të ndërlidhur me Regjistrin Kombëtar Elektronik të Gjendjes Civile. Nje projekt i cili ka dashur më shumë se tre vjet që të gjejë zbatim duket se më n ëfund do t’i japë zgjidhje mungesës së adresave si dhe do të sigurojë mbrotjen e informacionit në Institucionet shtetërore, publike dhe private.
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, deklararoi se modernizimi i sistemit të adresave, organizuar në bashkëpunim me OSBE, është prioritet për t’u realizuar në përputhje me praktikat më të mira në të gjithë Shqipërinë.
Lulzim Basha “Duke vlerësuar implementimin e këtij sistemi on-line në 354 zyra të Gjendjes Civile në Shqipëri, Pone deklaroi se për çdo shtetas shqiptar që figuron në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile do të korrespondojë një adresë e saktë në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Adresave.

Ferdinand Pone “ Në vjeshtën e vitit 2007 Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile me asistencën teknike të OSBE-së, si dhe me fondet e Komisionit Europian, nisi projektin më të rëndëshëm, siç është rregjistri i Gjendjes Civile”
Kryetari i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Z. Helmut Lohan, gjatë fjalës së tij në konferencën per prezantimin e fazave te regjistrit te ri elektronik, shprehu vlerësimin për punën e deritanishme dhe theksoi nevojën e shtimit të përpjekjeve nga zyrat e urbanistikës në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore për të realizuar detyrat e mbetura deri në realizimin e plotë të projektit të modernizimit të sistemit të adresave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›