Gratë e Dënuara, ekspozitë të punimeve me dorë
90 gratë që vuajnë dënimin në burgun 313, kanë çelur një ekspozitë me piktura dhe punëdore artistike me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Përsa i përket integrimit të tyre, në fillim të vitit 2010, Drejtoria e Burgjeve ka në projekt punësimin e 60 prej tyre në institucione dhe jashtë burgut.
“Do të punësohen 60 gra, paratë do të merren prej tyre në përfundim të denimit, që të kenë mundësi të integrohen ose do t’u jepen familjeve të tyre çdo muaj.”
Punësimi për të dënuarat gjatë viteve të vuajtjes së dënimit do të shërbejë dhe për integrimin e tyre në shoqëri, në mënyrë që të kenë mundësi për të rifilluar jetën në përfundim të burgut.