E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët me edukim të vazhdueshëm, bonuse për ta dhe qendrat ku punojnë

Mjekët me edukim të vazhdueshëm, bonuse për ta dhe qendrat ku punojnë
Të gjithë mjekët që do të kryejnë edukimin e vazhdueshëm do të jenë më të privilegjuar sa u përket financimeve të dhëna nga ISKSH, po ashtu edhe Poliklinikat do mund të marrin bonuse për çdo mjek që ka kryer këtë edukim. Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana u shpreh se për të gjitha qendrat shëndetësore dhe për mjekët që e kanë kryer edukimin në vazhdim do të jepet financimi përkatës, që në kontratat e vitit 2010.
Elvana Hana “Ne kemi përqindjen dhe kjo është pjesë e 5 % që ne japim për qendrat shëndetësore. Ka 20 pikë që jepen fillimisht për 10 pikët që do të merren në vitin e parë (2010) dhe pastaj në çdo vit për 50 pikët që janë parashikuar që të jepen në çdo vit për mjekët dhe stafin tjetër që do të edukohet. Ky nuk do të jetë individual, por do të jetë për të gjithë qendrën, por të gjithë mjekët, të cilët duhet të vazhdojnë do të marrin nga 10 pikë secili në vitin e parë, në vitet e tjera do të jenë 20-30, sipas tabelës së përcaktuar, dhe pastaj në vazhdim 50 pikë dhe për këto 50 pikë do të merret bonusi.”
Edukimi i vazhduar që është procesi përmes të cilit mjekët përditësojnë dijet e tyre me të rejat e fundit në fushën mjekësore, do të vendos edhe nëse një mjek do të qendrojë apo jo në punë. Vetë Ministri i Shëndetësië Petrit Vasili, gjatë Konferencës së parë kombëtare mbi edukimin e vazhdueshëm u shpreh se ata mjekë që nuk do ta ketë këtë rifreskim të dijeve të tyre nuk do të jenë pjesë e stafeve mjekësore në spitale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›