Shqipëria edhe 120 trupa të tjera në Irak
Autori i Lajmit: red.
Niset drejt Irakut kontigjenti i 12-të i 120 trupave paqëruajtëse shqiptare. Misioni paqëruajtës prej 120 trupash do të shërbejë për ruatjen e paqes dhe sigurisë në Mosul dhe Bagdat. Në ceremoni mori pjesë kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, zëvendësambasadori i SHBA-së, Kristina, dhe familjarë të ushtarakëve. Gjatë fjalës së tij, kreu i Qeverisë vlerësoi kontributin 5-vjeçar të ushtrisë shqiptare për garantimin e paqes në botë. “Trupat paqëruajtese janë kthyer tashmë në faktorë të rëndësishëm të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Qeveria shqiptare do të shprehë gatishmërinë e saj maksimale, sa herë të nevojitet bashkëpunimi në misione paqëruajtëse dhe në luftën kundër terrorizmit”, - tha Berisha. Kreu i Qeverisë falënderoi ushtrinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e deritanishëm. "Gjej rastin t i shpreh mirënjohjen më të thellë presidentit Xhorxh Bush dhe qeverisë së tij për ndihmën e jashtëzakonshme dhe të çmuar që i kanë dhënë Shqipërisë. Qeveria ime ka vendosur të dërgojë kontigjent shtesë në Irak, ndërkohë që vendet që e kanë marrë këtë vendim nuk janë të shumta”, - tha Kryeministri. Berisha përshëndeti forcat paqeruajtëse shqiptare, pjesëmarrëse në këtë mision, duke theksuar se “ju sot niseni në një mision të ri, me të cilin konsolidoni traditën më të çmuar të ushtrisë shqiptare në luftën kundër terrorizimit. Ju niseni në një mision për të ruajtur sigurinë e një kombi, i cili me ndihmën e vendeve të lira po ndërton lirinë e tij në përballjen me terrorizmin". Ai tha se prej 5 vitesh, ushtarakët shqiptarë janë nisur në misione paqeje. Me 120 trupat që do të nisen pas dy ditësh drejt Irakut, numri i kontigjentit tonë paqëruajtës në vende si Iraku, Afganistani, Çadi etj. arrin në mbi 400.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008