Rama: Ndryshimet kushtetuese mos të mbyllen me imunitetin

Megjithëse tashmë është rënë dakord për një draft të përbashkët për heqjen e imunitetit, Rama, theksoi se ndërhyrjet në Kushtetutë nuk duhet të kufizohet vetëm me këtë çështje.
"Ndërhyrja në Kushtetutë nuk duhet të kufizohet vetëm me heqjen e imunitetit. Opozita është në mbështetje të heqjes apo kufizimit të imunitetit. Por imunieti nuk është e vetmja pengesë për luftën ndaj korrupsionit. Kushtetuta ka nevojë për rishikim në funksion të sistemit të drejtësisë. Loja e fajësimit të opozitës në fakt është e vetmja rrugë për kryeministrin. Me çdo kusht dhe mjet duhet fajësuar opozita. Rrugës së qeverisë për borxhet dhe boshatisjen e arkës së shtetit i ka ardhur fundi. Të ardhurat janë në rënie të vazhdueshme. Në nivelin vendor s’ka investime, ndërsa në nivelin kombëtar janë ulur dhe vazhdojnë të ulen. Gropën që Sali Berisha po hap për të dytën herë në 20 vjet në ekonominë e vendit nuk e mbushin paratë që mbeten për shtetin pas privatizimeve grabitqare", u shpreh Rama.
Ai foli edhe për çështje të tjera, duke akuzuar qeverinë si të zhytur në korrupsion, duke përmendur këtu rastin e Lotarisë Kombëtare. "Sa i takon imunitetit gjithë shqiptarët e dinë se si kanë përfunduar në komedi gjyqet e ministrave, të cilët pa imunitet nuk janë dënuar aspak. Imuniteti është vetëm një pikënisje dhe jo pikëmbërritje. Imuniteti duhet kufizuar dhe pikë, por sot kushtetuta duhet rishikuar në kuadër të një reforme në drejtësi", u shpreh Rama.
Rama thotë se nuk qëndrojnë as akuzat e mazhorancës se opozita po bllokon sërish marrjen e statusit të vendit kandidat, duke mos votuar heqjen e imuniteteve. "Askush nuk ka bërë sa PS për fitimin e statusit kandidat. Të gjithë janë në dijeni për qasjen tonë konstruktive. Do të votojmë edhe draftin për Konferencën Gjyqësore të enjten", tha Rama. /S.Ll/Start/
2012-07-24 14:23