Arrihet drafti konsensual per heqjen e imunitetit por PS nuk e voton ne 6 gusht
Nuk do të ketë heqje imuniteti, por kufizim të tij për deputetët gjyqtarët dhe zyrtarët e tjerë të lartë. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste arritën mbrëmjen e së hënës konsesusin për kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe gjyqtarëve, por lajmi pozitiv i komunikuar për median nga të dy relatorët Pandeli Majko dhe Edi Paloka, ka një barrierë ende të parrëzuar për të gjithë ata që do të donin ta përshëndesnin atë: Partia Socialiste, ndonëse është dakord me arritjen, refuzon të lëshojë votën e saj në Kuvend në seancën e caktuar më datë 6 gusht.
Relatori demokrat Paloka u gjend i surprizuar nga deklarata e kolegut socialist, dicka, që sikundër tha ai, Majko nuk e kishte shprehur gjatë bisedimeve për draftin e përbashkët.
Socialistët refuzojnë të votojnë, edhe pse Partia Demokratike ka pranuar të tërhiqet nga pothuajse 90 % e draftit të saj, duke u hapur edhe në këtë rast rrugë propozimeve të socialistëve dhe duke pasur si qëllim final votën e 6 gushtit, si një ndër kushtet për statusin e kandidatit.
Ekspertët e PACA dhe Euralius e kishin vlerësuar edhe draftin e socialistëve si të standardeve europiane, por ndonëse ekspertët e huaj mbështesnin mbulimin e imunitetit vetëm për arrestimin, në draftin e ri është marrë parasysh propozimi i socialistëve, që autorizimi i Kuvendit, jo vetëm që duhet të merret para arrestimit, por deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit. Ajo cfarë PS ka pranuar nga propozimi i demokratëve, sipas formulimeve të ekspertëve të huaj, është votimi i hapur, jo i fshehtë, kur Kuvendi vendos për autorizimin për kontrollin, arrestimin ose për heqjen e masës së arrestit në momentin kur deputeti kapet në flagrancë ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Sipas draftit imuniteti mbulon vetëm mendimet e shprehura dhe votat e hedhura në Kuvend me përjashtim të shpifjes. Po ashtu imuniteti mbulon gjyqtarët e të gjitha niveleve vetëm në kohën e ushtrimit të funksioneve të tyre. Për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, përgjigjet kjo gjykatë, sikundër gjykata e lartë për anëtarët e saj dhe këshilli i lartë i drejtësië për gjyqtarët e tjerë. Nenet për imunitetin e anëtërev të keshillit të Ministrave, kreut të KLSH dhe avokatit të Popullit nuk janë duket se nuk janë shfuqizuar, çfarë do të thotë që edhe imuniteti i tyre nuk është hequr, por është kufizuar.