31-vjeçarja afgane që i thotë "jo" NATO-s
Ka kaluar një vit që kur është parë
Malalai Joya. Ndodhej në një
aeroport të Londrës në pritje
për t‘u kthyer në Afganistan. Ishte një
grua shtatshkurtër, mbështjellë me
një shall të madh shumëngjyrësh. Në
dorë mbante trofeun për të cilin kishte
ardhur që nga larg. Ishte çmimi "Anna
Politkovskaja" për të drejtat e njeriut,
i krijuar pas vrasjes së gazetares që
mbronte viktimat e Çeçenisë. Joya
ishte fituesja e dytë e këtij çmimi. Disa
mund të thonë se ky çmim është si një
mallkim, duke qenë se edhe gazetarja
që u vra në vitin 2006, në rrethana ende
të pashpjegueshme, ishte një njeri i
pafat. Personi i parë që e meritoi atë
ishte Natalya Estimetova, që u vra një
javë më parë në kryeqytetin Çeçen. Ajo
i kishte lënë edhe një mesazh gruas
nga Afganistani, një mesazh të gdhendur
në trofeun e çmimit: "Malalai,
tregohu guximtare". Dhe është me të
vërtetë një zonjë e tillë. Deri tani ka
mundur t‘u mbijetojë 5 tentativave
që synonin t‘i merrnin jetën. Nëse
ka ndonjë virtyt për të cilin kjo grua
nga Afganistani është krenare, është
trimëria. Historia e jetës së saj është
pazgjidhshmërisht e lidhur me atë të
vendit ku ka lindur dhe është rritur.
Ajo është shndërruar në pjesë të
legjendës së saj, fillimisht si mësuese
në kampet e refugjatëve të Pakistanit
dhe më pas si një aktiviste në vitet kur
vendi sundohej nga talebanët. Kështu
u përfshi në politikë për ta ndryshuar
atë dhe u bë fare e re në moshë deputete
e Parlamentit të Afganistanit në
vitin 2005. Sot ajo njihet botërisht dhe
sapo ka publikuar një libër të ri "Të
ngresh zërin". Ndërkohë që ka ardhur
në Britani për të marrë çmimin, ajo
gjithashtu ndodhet për t‘u dhënë një
mesazh trupave të NATO-s që janë
në vendin e saj. Mesazhi është që
këta trupa nuk janë të mirëpritur në
Afganistan. "Afganët janë shumë më
tepër se një grusht lordësh droge,
lufte, apo talebanësh. Vendi im është
plot me njerëz që dinë atë që di unë
dhe besojnë në atë që unë besoj: që ne
afganët mund dhe duhet të qeverisim
vetë, pa ndërhyrjen e të huajve".
Që nga fjalimi i saj i parë që u pasua
nga shumë debate e kundërshti
në Asamblenë Kombëtare në vitin
2003, kur ishte vetëm 23 vjeçe e deri
më sot, ajo është pezulluar nga Parlamenti
për akuzën e fyerjes së parlamentarëve
të tjerë. Por pavarësisht
masave që janë marrë kundër saj, ajo
kurrë nuk e ka ndryshuar qëndrimin.
Sigurisht që është një mesazh që mund
të mos pritet shumë mirë nga Obama,
apo Gordon Braun. Kur e takova për
herë të parë në Kabul, 2 vjet të shkuara,
haptazi, ndaj ajo përpiqej që të ishte
shumë e kujdesshme dhe ruhej në çdo
moment.
Ishim së bashku një ditë kur doli
lajmi se 3 ushtarë britanikë ishin vrarë
në krahinën e Helmanit. Joya nuk i
do trupat e huaja në vendin e saj, por
sigurisht që shprehu keqardhjen më
të thellë për të afërmit e familjarëve
të të vrarëve. Ajo e kuptonte fare mirë
hidhërimin e të dashurve të ushtarëve
që kishin humbur jetën, sepse dhimbja
dhe humbjet kishin qenë pjesë e
jetës së saj. "Nuk mund të ketë paqe të
përhershme nëse jetët e afganëve nuk
vlerësohen në të njëjtën mënyrë që
vlerësohen jetët e të huajve, ushtarëve
dhe civilëve që punojnë këtu. Çdo
vdekje është një tragjedi, por shumë
shpesh viktimave afgane nuk u kushtohet
ajo rëndësi dhe vëmendje që u
kushtohet viktimave të huaja. Shpesh
vendasit e vrarë cilësohen në media
si ‘dëm anësor‘, si persona të vrarë
gabimisht." Sipas saj, është shumë i
rëndë fakti që numri i civilëve afganë
të vrarë ka shkuar në mijëra, ndërkohë
që talebanët e vrarë nuk e kanë kaluar
qindëshin. E ndërsa media britanike
flet për helikopterë, strategjitë e daljes
nga konflikti e të tjera si këto, Joya
ngulmon vetëm te dëmi i madh që 7
vitet e fundit i kanë shkaktuar afganit
të thjeshtë. "Bashkë me tmerrin që
vjen nga qielli, ka tmerr edhe në tokë.
Fushat dhe rrugët e Afganistanit janë
ende të mbushura me mina që nuk
kanë plasur ende që pas luftës me sovjetikët.
Një minë e tillë i kushtoi tim eti
edhe njërën këmbë".
Gjatë adoleshencës ajo mbante
ditarë, por fillimisht nuk kishte ndërmend
që të shkruante një libër. Ajo
është përgjithësisht shumë e qetë dhe
biografinë e saj ia kushton grave dhe
fëmijëve të Afganistanit, viktimave të
padukshme të konfliktit. Pikërisht vitet
e fundit të jetës së saj ajo ia ka kushtuar
dhënies zë të kësaj kategorie njerëzish.
"Dua të jem një zë për të gjithë ata që
nuk e kanë, për të gjithë ata të cilëve
nuk u dëgjohen rënkimet, të qarat,
ulërimat". Joya është mosbesuese në
lidhje me kryengritjen në veri të vendit.
"Helman nuk është i gjithë Afganistani.
Edhe nëse do t‘i asgjësojnë talebanët
aty nuk duhet ta konsiderojnë këtë si
një sukses, sepse talebanët janë vendosur
me logjistikë dhe ushtarakisht
në qindra pjesë të tjera të Afganistanit
dhe po forcohen dita-ditës". Atë e kanë
akuzuar shumë shpesh për gjetjen
e problemeve, por jo për ofrimin e
zgjidhjeve, ndërsa ajo ngulmon: "Situata
aktuale është katastrofike. Gjërat
nuk mund të ishin më keq. Talebanët
kanë marrë shumë zona dhe shtohen e
forcohen çdo orë. Është përgjegjësia e
njerëzve tanë që të luftojnë për të drejtat
e tyre, për arritjen e vlerave të tilla
si demokracia, apo të drejtat e njeriut.
Kjo e jona është një luftë shumë e gjatë,
një luftë plot rreziqe, plot vështirësi
dhe sfida, por unë kam shumë besim
te njerëzit e mi". Një nga avantazhet
më të shumëpërfolura të NATO-s ka
qenë përmirësimi i kushteve të grave
në vend. Ndërsa Joya nuk është dakord
me një gjë të tillë: "Ashtu sikundër goditjet
ajrore nuk kanë sjellë siguri në
Afganistan, ashtu edhe pushtimi nuk
i ka sjellë siguri grave afgane. Realiteti
është krejt ndryshe nga ai që propagandohet.
Ligji famëkeq "i familjes" është
vetëm maja e ajsbergut të një situate
katastrofike të të drejtave të grave. I
gjithë sistemi, veçanërisht ai juridik,
është i infektuar me virusin e fondamentalizmit.
Imagjinoni që ne jemi një
vend ku burrat që kryejnë krime kundër
grave nuk dënohen".
Joya është 31 vjeçe dhe e martuar.
Ka shpresat dhe ëndrrat e çdo gruaje
në moshën e saj, por zotimi që i ka
bërë çështjes në të cilën beson, është
i palëkundur dhe para çdo gjëje tjetër.
Ajo është një qenie me një zemër të
jashtëzakonshme, ndërkohë është
e pamëshirshme në retorikën e saj
drejtuar Perëndimit, si edhe e betuar
kundër kriminelëve që kanë zënë sot
një vend në Parlamentin e vendit.
"Është e turpshme që pjesa më e
madhe dhe më e dhimbshme e asaj
çka ndodh në Afganistan mbahet e
fshehtë nga media perëndimore, e cila
mbështet vetëm "luftën e mirë".
Muajin e ardhshëm në vend do të
zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme,
por shanset për një ndryshim të situatës
për mirë janë shumë të pakta. Ajo
është bindur se si edhe herët e tjera
vjedhja e votës do të jetë fenomeni që
do të karakterizojë votimet. "Është e
qartë që Presidenti i ardhshëm është
zgjedhur tashmë në Uashington, siç ka
ndodhur gjithmonë".
Kjo situatë e pashpresë ka bërë që të
mos tundohet të rikthehet në politikë,
apo edhe të shkojë në garë për presidencën
e vendit. Janë të shumtë ata që
ia kërkojnë ndërmarrjen e një hapi të
tillë dhe përgjigjja e saj ka qenë gjithmonë:
"Unë sigurisht që e dua popullin
tim. Nëse njerëzit duan, do ta ndërmarr
atë hap, por le të shohim çdo të sjellë
e ardhmja".
Malalai Joya. Ndodhej në një
aeroport të Londrës në pritje
për t‘u kthyer në Afganistan. Ishte një
grua shtatshkurtër, mbështjellë me
një shall të madh shumëngjyrësh. Në
dorë mbante trofeun për të cilin kishte
ardhur që nga larg. Ishte çmimi "Anna
Politkovskaja" për të drejtat e njeriut,
i krijuar pas vrasjes së gazetares që
mbronte viktimat e Çeçenisë. Joya
ishte fituesja e dytë e këtij çmimi. Disa
mund të thonë se ky çmim është si një
mallkim, duke qenë se edhe gazetarja
që u vra në vitin 2006, në rrethana ende
të pashpjegueshme, ishte një njeri i
pafat. Personi i parë që e meritoi atë
ishte Natalya Estimetova, që u vra një
javë më parë në kryeqytetin Çeçen. Ajo
i kishte lënë edhe një mesazh gruas
nga Afganistani, një mesazh të gdhendur
në trofeun e çmimit: "Malalai,
tregohu guximtare". Dhe është me të
vërtetë një zonjë e tillë. Deri tani ka
mundur t‘u mbijetojë 5 tentativave
që synonin t‘i merrnin jetën. Nëse
ka ndonjë virtyt për të cilin kjo grua
nga Afganistani është krenare, është
trimëria. Historia e jetës së saj është
pazgjidhshmërisht e lidhur me atë të
vendit ku ka lindur dhe është rritur.
Ajo është shndërruar në pjesë të
legjendës së saj, fillimisht si mësuese
në kampet e refugjatëve të Pakistanit
dhe më pas si një aktiviste në vitet kur
vendi sundohej nga talebanët. Kështu
u përfshi në politikë për ta ndryshuar
atë dhe u bë fare e re në moshë deputete
e Parlamentit të Afganistanit në
vitin 2005. Sot ajo njihet botërisht dhe
sapo ka publikuar një libër të ri "Të
ngresh zërin". Ndërkohë që ka ardhur
në Britani për të marrë çmimin, ajo
gjithashtu ndodhet për t‘u dhënë një
mesazh trupave të NATO-s që janë
në vendin e saj. Mesazhi është që
këta trupa nuk janë të mirëpritur në
Afganistan. "Afganët janë shumë më
tepër se një grusht lordësh droge,
lufte, apo talebanësh. Vendi im është
plot me njerëz që dinë atë që di unë
dhe besojnë në atë që unë besoj: që ne
afganët mund dhe duhet të qeverisim
vetë, pa ndërhyrjen e të huajve".
Që nga fjalimi i saj i parë që u pasua
nga shumë debate e kundërshti
në Asamblenë Kombëtare në vitin
2003, kur ishte vetëm 23 vjeçe e deri
më sot, ajo është pezulluar nga Parlamenti
për akuzën e fyerjes së parlamentarëve
të tjerë. Por pavarësisht
masave që janë marrë kundër saj, ajo
kurrë nuk e ka ndryshuar qëndrimin.
Sigurisht që është një mesazh që mund
të mos pritet shumë mirë nga Obama,
apo Gordon Braun. Kur e takova për
herë të parë në Kabul, 2 vjet të shkuara,
haptazi, ndaj ajo përpiqej që të ishte
shumë e kujdesshme dhe ruhej në çdo
moment.
Ishim së bashku një ditë kur doli
lajmi se 3 ushtarë britanikë ishin vrarë
në krahinën e Helmanit. Joya nuk i
do trupat e huaja në vendin e saj, por
sigurisht që shprehu keqardhjen më
të thellë për të afërmit e familjarëve
të të vrarëve. Ajo e kuptonte fare mirë
hidhërimin e të dashurve të ushtarëve
që kishin humbur jetën, sepse dhimbja
dhe humbjet kishin qenë pjesë e
jetës së saj. "Nuk mund të ketë paqe të
përhershme nëse jetët e afganëve nuk
vlerësohen në të njëjtën mënyrë që
vlerësohen jetët e të huajve, ushtarëve
dhe civilëve që punojnë këtu. Çdo
vdekje është një tragjedi, por shumë
shpesh viktimave afgane nuk u kushtohet
ajo rëndësi dhe vëmendje që u
kushtohet viktimave të huaja. Shpesh
vendasit e vrarë cilësohen në media
si ‘dëm anësor‘, si persona të vrarë
gabimisht." Sipas saj, është shumë i
rëndë fakti që numri i civilëve afganë
të vrarë ka shkuar në mijëra, ndërkohë
që talebanët e vrarë nuk e kanë kaluar
qindëshin. E ndërsa media britanike
flet për helikopterë, strategjitë e daljes
nga konflikti e të tjera si këto, Joya
ngulmon vetëm te dëmi i madh që 7
vitet e fundit i kanë shkaktuar afganit
të thjeshtë. "Bashkë me tmerrin që
vjen nga qielli, ka tmerr edhe në tokë.
Fushat dhe rrugët e Afganistanit janë
ende të mbushura me mina që nuk
kanë plasur ende që pas luftës me sovjetikët.
Një minë e tillë i kushtoi tim eti
edhe njërën këmbë".
Gjatë adoleshencës ajo mbante
ditarë, por fillimisht nuk kishte ndërmend
që të shkruante një libër. Ajo
është përgjithësisht shumë e qetë dhe
biografinë e saj ia kushton grave dhe
fëmijëve të Afganistanit, viktimave të
padukshme të konfliktit. Pikërisht vitet
e fundit të jetës së saj ajo ia ka kushtuar
dhënies zë të kësaj kategorie njerëzish.
"Dua të jem një zë për të gjithë ata që
nuk e kanë, për të gjithë ata të cilëve
nuk u dëgjohen rënkimet, të qarat,
ulërimat". Joya është mosbesuese në
lidhje me kryengritjen në veri të vendit.
"Helman nuk është i gjithë Afganistani.
Edhe nëse do t‘i asgjësojnë talebanët
aty nuk duhet ta konsiderojnë këtë si
një sukses, sepse talebanët janë vendosur
me logjistikë dhe ushtarakisht
në qindra pjesë të tjera të Afganistanit
dhe po forcohen dita-ditës". Atë e kanë
akuzuar shumë shpesh për gjetjen
e problemeve, por jo për ofrimin e
zgjidhjeve, ndërsa ajo ngulmon: "Situata
aktuale është katastrofike. Gjërat
nuk mund të ishin më keq. Talebanët
kanë marrë shumë zona dhe shtohen e
forcohen çdo orë. Është përgjegjësia e
njerëzve tanë që të luftojnë për të drejtat
e tyre, për arritjen e vlerave të tilla
si demokracia, apo të drejtat e njeriut.
Kjo e jona është një luftë shumë e gjatë,
një luftë plot rreziqe, plot vështirësi
dhe sfida, por unë kam shumë besim
te njerëzit e mi". Një nga avantazhet
më të shumëpërfolura të NATO-s ka
qenë përmirësimi i kushteve të grave
në vend. Ndërsa Joya nuk është dakord
me një gjë të tillë: "Ashtu sikundër goditjet
ajrore nuk kanë sjellë siguri në
Afganistan, ashtu edhe pushtimi nuk
i ka sjellë siguri grave afgane. Realiteti
është krejt ndryshe nga ai që propagandohet.
Ligji famëkeq "i familjes" është
vetëm maja e ajsbergut të një situate
katastrofike të të drejtave të grave. I
gjithë sistemi, veçanërisht ai juridik,
është i infektuar me virusin e fondamentalizmit.
Imagjinoni që ne jemi një
vend ku burrat që kryejnë krime kundër
grave nuk dënohen".
Joya është 31 vjeçe dhe e martuar.
Ka shpresat dhe ëndrrat e çdo gruaje
në moshën e saj, por zotimi që i ka
bërë çështjes në të cilën beson, është
i palëkundur dhe para çdo gjëje tjetër.
Ajo është një qenie me një zemër të
jashtëzakonshme, ndërkohë është
e pamëshirshme në retorikën e saj
drejtuar Perëndimit, si edhe e betuar
kundër kriminelëve që kanë zënë sot
një vend në Parlamentin e vendit.
"Është e turpshme që pjesa më e
madhe dhe më e dhimbshme e asaj
çka ndodh në Afganistan mbahet e
fshehtë nga media perëndimore, e cila
mbështet vetëm "luftën e mirë".
Muajin e ardhshëm në vend do të
zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme,
por shanset për një ndryshim të situatës
për mirë janë shumë të pakta. Ajo
është bindur se si edhe herët e tjera
vjedhja e votës do të jetë fenomeni që
do të karakterizojë votimet. "Është e
qartë që Presidenti i ardhshëm është
zgjedhur tashmë në Uashington, siç ka
ndodhur gjithmonë".
Kjo situatë e pashpresë ka bërë që të
mos tundohet të rikthehet në politikë,
apo edhe të shkojë në garë për presidencën
e vendit. Janë të shumtë ata që
ia kërkojnë ndërmarrjen e një hapi të
tillë dhe përgjigjja e saj ka qenë gjithmonë:
"Unë sigurisht që e dua popullin
tim. Nëse njerëzit duan, do ta ndërmarr
atë hap, por le të shohim çdo të sjellë
e ardhmja".